Gjatë ditës së sotme Shqipëria i pranon 15 mijë doza të vaksinës kundër virusit korona, më të cilat do të vaksinohen të moshuarit

Sot Shqipëria i pranon edhe 15 mijë doza të vaksinës kundër virusit korona, më të cilat do të vaksinohen të moshuarit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu njofton se të hënën në mbrëmje do të pranojnë mbi 15 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, të kompanisë amerikane Pfizer. Manastirliu njoftoi se me këtë kontingjent të ri do të përfundojë vaksinimi i stafit mjekësor dhe do të vazhdojë vaksinimi i personave mbi 80 vjeç. “Sot mbërrijnë 15,210 doza vaksine nga kontrata me Pfizer, për të përfunduar vaksinimin e plotë të stafeve mjekësore dhe për të vijuar intensifikimin e vaksinimit për të moshuarit 80-vjeçar. Brenda dy javëve të para të marsit pritet të mbërrijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZenecas, me të cilat do të vijojmë vaksinimin, duke pasur prioritet mësuesit”, ka njoftuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …