Komuna e Deçanit ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 07.03.2020-07.03.2021

Në sallën e Asamblesë Komunale të Deçanit, në kuadër të ditës së mësuesit 7 Marsi, u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 07.03.2020-07.03.2021. Më organizim të Drejtorisë komunale të Arsimit dhe Sindikatës së arsimit është shënuar 7 Marsi dita e mësuesit. I pranishëm në këtë takim ishte edhe i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, drejtorë shkollash si dhe mësimdhënës të pensionuar të cilët janë nderuar edhe më mirënjohje. Në përkujtim të 7 Marsit të vitit 1887, jemi krenar me mësuesit tanë te të gjitha gjeneratave. Çdo ditë e më shumë po ndihem krenar me mësimdhënësit dhe nxënësit në komunën tonë tha kryetari Ramosaj. Duke qenë falënderues për punën që bëni, ju dëshiroj pensionim të mbarë dhe të shëndetshëm. Edhe drejtoi i DKA-së, Bekim Vishaj falënderoi me këtë rast të gjithë mësimdhënësit për pjesëmarrje në këtë takim, njëkohësisht i falënderoi për një bashkëpunim të mirë dhe të ndërsjellë me DKA-në. Në këtë takim të përbashkët u janë nda mirënjohje mësimdhënësve te pensionuar nga periudha kohore 07.03.2020-07.03.2021. Gani Zenelaj, Ibrahim Musaj, Mone Metaj, Muhamet Haklaj, Sylë Malaj-Pas vdekjes, Deli Ahmetxhekaj, Haki Hysenaj, Maxhun Zenelaj-sekretar, Daut Mazrekaj, Asllan ferizi-Drejtor, Mustafë Krasniqi, Ilmi Muçaj dhe Ymer Berisha. Punëtorët teknik: Musa Dautaj, Shaban Idrizaj, Rrahman Ukaj, Vehbi Shala dhe Shkelzen Shabanhaxhaj, Naim Dobraj-Pas vdekjes, Mehmet Bajramaj-Pas vdekjes, Muhamet Bajramaj-Pas vdekjes.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …