leoni

Ndërron jetë, ish deputeti i Kosovës dhe mësimdhënësi shumëvjeçar i matematikës, veprimtari Sadri Tafilaj

Ndërron jetë, ish deputeti i Kosovës dhe mësimdhënësi shumëvjeçar i matematikës, veprimtari Sadri Tafilaj

Ndërron jetë, ish deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës (92-98), ish mësimdhënësi shumëvjeçar i matematikës, Sadri Tafilaj, i cili konsiderohet si njëri nga veprimtarit më të mëdhenj të viteve ’90-ta! Sadri Tafilaj, njihej si një sypatrembur, karshi dhunës dhe terrorit shtetëror serbo-sllav. Sadriu, pothuajse çdoherë ishte vënë në ballë të kundërshtive të popullit shqiptar, ndaj dhunës së egër, psikike dhe fizike, të pushtetit të dhunshëm jugosllav. Profesori me syze, për vite ishte njëri nga veprimtarët më të mëdhenj të lëvizjes popullore për liri, pavarësi dhe demokraci. Ishte, ndër veprimtarët e palodhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye të së cilës ishte, dr. Ibrahim Rugova. Për vite, ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, dega në Deçan dhe pjesë e shumë organizmave të cilët ishin krijuar nga populli. Ai, si një njeri që nuk e kursente vetveten, çdoherë ishte vënë në krye të protestave popullore dhe kundërshtive tjera, në mbrojtje të dinjitetit, kulturës dhe arsimit shqip. Ishte, në krye të organizimeve për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve. Në zgjedhjet parlamentare të organizuara më 24 maj 1992, Sadri Tafilaj, së bashku me Emrush Lokaj dhe Haxhi Kreku, zgjidhet deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, nga radhët e LDK-së, ku president i parë i shtetit të Kosovës, ishte zgjedhur, dr. Ibrahim Rugova. Për, aktivitetin e tij kombëtar, në vazhdimësi ishte vënë në shënjestër të regjimit dhunues të Millosheviçit. Por, nuk  kishin arritur ta nënshtrojnë, asnjëherë.

Sadri Tafilaj, për vite ishte mësimdhënës i lëndës së matematikës, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Ai, së bashku me plakun e urtë, Binak Aliçkaj, si dhe veprimtarët tjerë të arsimit, ishte vënë në mbrojtje të arsimit shqip, në mbrojtje të Gjimnazit, në të cilin ishin instaluar masat e dhunshme serbo-sllave. Profesori, sikurse gjithë kolegët e tij të Gjimnazit, nuk kishin pranuar nënshtrimin, gjë që kishte bërë që mësimin ta zhvillojnë nëpër shtëpi-shkolla, apo siç njihet varianti C. Veprimtarin, Sadri Tafilaj, do e kujtojnë çdoherë ata që e kishin njohur.

Profesor, i lehtë të qoftë dheu që bie mbi ty!

Shpirti të pushoftë në parajsë, kolegu ynë, Sadri Tafilaj! ( Adem Lushaj)

Kontrolloni gjithashtu

Shoqatat e dala nga lufta- dega në Pejë njoftim publik për 5 Majin – Dita e Dëshmorëve

OVL, SHIL, SHFD të UÇK-së – dega në Pejë, njoftojnë opinionin publik për zhvillimin e …