Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi thotë se Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave

Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi thotë se Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave

Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi, gjatë një debati online dedikuar raportit të Francës me Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave. “Kur flisni për vizat në Kosovë unë nuk dua të flas me kompetencë, sepse unë nuk jam ambasador i Francës në Kosovë. Por dua të them së pari se, Kosova nuk po  përkushtohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe pika e dytë është se, ka kushte speciale për liberalizimin e vizave që nuk janë përmbushur nga Kosova”, ka thënë ambasadori. Diplomati në këtë mënyrë iu përgjigj kritikave të ekspertit për Ballkanin, Loic Tregoures, i cili vlerësoi se në opinionin francez ka një nyjë që nuk po zgjidhet dot karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …