Rinumërimi i 141 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendos për ankesat e partive jo serbe ndaj votave të Romania Iniciativa

Partitë e komuniteteve jo serbe ditë më parë kanë dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me procesin zgjedhor dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe. Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtesave ka miratuar pjesërisht një ankesë dhe njërën plotësisht rreth ankesave të partive jo serbe lidhur me anulimin e votave që i përkasin subjektit politik Romania Iniciativa. PZAP ka njoftuar edhe se kanë pranuar ankesën e kandidates për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj, me ç’rast kanë kërkuar që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket subjektit politik AAK.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Për bllokimin e institucioneve përgjegjës është vetëm Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …