Kryekuvendari Veseli kërkoi mbështetje të mëtejme të Amerikës për Kosovën

Kryekuvendari Veseli kërkoi mbështetje të mëtejme të Amerikës për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Uashington, ka takuar senatorin amerikan John McCain, të cilin e falënderoi për mbështetjen personale gjatë të gjitha fazave të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ai e informoi senatorin për zhvillimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, duke vënë në dukje ecurinë procesit shtetndërtues dhe synimet euro-atlantike. Ai me këtë rast kërkoi mbështetje të mëtejme për Kosovën dhe ruajtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e Senatit amerikan. Kryetari Veseli përshëndeti posaçërisht marrëdhëniet e Gardës Nacionale të Arizonës me vendin tonë. Senatori McCain e përgëzoi Kryetarin për punën e bërë deri tash dhe inkurajoi që të vazhdojë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.  Senatori e siguroi Kryetarin Veseli që SHBA-ja do të vazhdojë të mbështes Kosovën, si investim i përbashkët në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit. Ai tha që “ne bashkërisht duhet të gjejmë mënyra se si të kemi sukses, e jo të gjejmë arsye për të dështuar”. Kryekuvendari Veseli e siguroi senatorin McCain se Kosova do të vazhdojë punën e nisur bashkë në ndërtimin e stories së suksesit të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …