Incidenti në Detin Baltik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është komentuar edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Ai ka thënë se ushtria amerikane kishte të drejta të plota për të rrëzuar avionët rusë që fluturuan shumë pranë luftanijes amerikane. Marinarët e anijes amerikane publikuan video të incidentit dhe sipas tyre avionët rusë kaluan shumë pranë anijes të paktën 12 herë. “Ne e dënojmë këtë sjellje provokuese. Ishin veprime mjaft të rrezikshme dhe sipas rregullave të vendosura mund t’i kishin rrëzuar dy avionët”, ka thënë Kerry, i cili nuk komentoi më tej se pse nuk ishin sulmuar avionët. Sipas, ministrisë ruse të Mbrojtjes, avionët luftarakë Su24 shmangën anijen luftarake USS Donald Kook sapo e panë atë duke respektuar çdo standard sigurie. Ministria ruse gjithashtu ka konfirmuar se anija amerikan po lundronte në afërsi të një baze detare ruse. Kremlini zyrtar gjithnjë e më tepër po merr guxim për të provokuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos pas ndërhyrjes ushtarake në Siri pa lejen e KS të OKB-së dhe pa pajtimin e vendeve që ishin involvuar në luftën e përgjakshme të Sirisë.
Kontrolloni gjithashtu
Sir Keir Starmer në Tiranë: Evropa është e bashkuar dhe e fortë, është privilegj të jem këtu
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij …