Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”,

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”,

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”, do të njoftojnë për vazhdimin e marrëveshjes së nënshkruar për kryerjen e shërbimeve të varrimit dhe të mirëmbajtjes së varrezave në komunën e Prizrenit.

Aktiviteti do të mbahet në ora 10:00, në Shtëpinë e Bardhë.

-Më pas, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, kryetari Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me anëtarët e shoqatës Down Syndrome Kosova në Prizren, ku do të bëhet shitja e kartolinave vetëdijësuese, të përgatitura nga fëmijët e prekur me këtë sindromë.

Aktiviteti do të mbahet në ora 13:00, në “Kej” të sheshit Shatërvan.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …