Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: PDK nuk e ka ndërmend të ndërrojë qëndrim sa i përket votimit të Presidentit

Deputetja nga radhët e Partisë Demokrastike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se subjekti politik që i takon, nuk e ka ndërmend të ndërrojë qëndrim sa i përket votimit të Presidentit. Ajo ka theksuasr më tutje se PDK-ja nuk do të marrë pjesë as në seancën që do të mbahet sonte. Pyetjes se nëse Partisë Demokratike të Kosovës i është kërkuar nga ambasadorët e huaj në Kosovë për të marrë pjesë në seancën e votimit të Presidentit, deputetja nga radhët ee PDK-së, Blerta Deliu-Kodra I është përgjigjur se kjo nuk ka ndodhur. “Kurrfarë takimi të ri nuk ka pasur, kurrfarë ndryshimi të qëndrimit nuk ka. Mbetet vendimi i Këshillit Drejtues, atë që e kemi qartësuar prej fillimi” ka thënë në mes tjerash deputetja nga radhët e Partisë Demokrastike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …