Kryeministri i vendit, Albin Kurti takon komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici

Kryeministri i vendit, Albin Kurti takon komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici, i cili ka konfirmuar gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, dhe tha se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët, për çka bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qeverisë së Republikës Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm. Ai e njoftoi për masat e reja kundër Covid-19 që Qeveria ka ndërmarrë, e që nga sot kanë hyrë në fuqi, si dhe për angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve përkatëse në sigurimin e dozave të reja të vaksinës kundër Covid-19”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …