KEK
Fillimi / Njoftime / Sot ka vdekur kirurgu i njohur oral i Kosovës, Hasan Salihu, nga Carraleva e Shtimes
Sot ka vdekur kirurgu i njohur oral i Kosovës, Hasan Salihu, nga Carraleva e Shtimes

Sot ka vdekur kirurgu i njohur oral i Kosovës, Hasan Salihu, nga Carraleva e Shtimes

Sot në moshën 57-vjeçare ka vdekur kirurgu i njohur oral, Hasan Salih Salihu. Dr. Hasan Salihu ndërroi jetë, duke lënë gjurmë në veprat e tija të mira e të pashlyeshme, të cilat i bëjnë nder përgjithmonë familjes Salihu dhe mbarë vendit tonë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Carralevë.

Hasan Salihu, ka lindur më 18. 12. 1964 në Carralevë të Shtimes. Pas vdekjes tragjike të të atit më 1970, në moshën 6-vjeçare kishte mbetur jetim dhe së bashkë me nënën dhe dy vëllezërit, vendosen tek dajët në fshatin Karaçicë. Në shtator të vitit 1970 është regjistruar në klasë të parë në fshatin Karaçicë. Në vitin 1974 ka përfunduar shkollimin katërvjeçar në këtë shkollë duke vazhduar më tutje në fshatin Pjetërshticë, të cilën në vitin 1978 e ka përfunduar me sukses. Ndërsa, në shtator të vitit 1978 regjistrohet në Shkollën e Mesme Eksperimentale në Shtime, duke kryer dy vite shkollimi. Në vitin 1980 vazhdon shkollimin e mesëm në Ferizaj, në drejtimin Biologji-Kimi, ku në vitin 1982 përfundon me sukses shkollën e mesme. Pas përfundimit të shërbimin ushtarak, në tetor të vitit 1983 vazhdon studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në Drejtimin e Stomatologjisë (gjashtë vjet), ku në vitin 1989 ka diplomuar. Në vitin 1991, në shtëpinë e vet ka hapur Ordinancën Private të Stomatologjisë “Cani-Dent”, ku me punën e tij të palodhor është treguar mjaft i suksesshëm. Hasani në vitin 2008 ka filluar specialazimin dhe punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku edhe ka përfunduar specializimin më 14. 11. 2008 për Kirurgji Orale. Në vitin 2010 është zgjedhur kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Shtime, kurse në vitin 2013 është rizgjedhur përsëri kryetar i këtij asociacioni. Në vitin 2013 në Prishtinë (në drejtim të Hajvalisë) ka ndërtuar Qendrën Stomatologjike, Kirurgjike dhe Estetike. I ndjeri pas vetes ka lënë bashkeshorten Meriten dy djemtë: Lorikun dhe Salihun.

Dr. Hasan Salihu ndërroi jetë, duke lënë gjurmë në veprat e tija të mira e të pashlyeshme, të cilat i bëjnë nder përgjithmonë familjes Salihu dhe mbarë vendit tonë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Të! ( Lulzim Salihu)

Kontrolloni gjithashtu

KPMM: Plani vjetor i inspektimeve të përbashkëta ndërinstitucionale 2021

KPMM: Plani vjetor i inspektimeve të përbashkëta ndërinstitucionale 2021

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si çdo vit, edhe këtë vit ka ...