RKL: Kush i ka shpërfillur dhe po i shpërfillë deklaratat e ish-kryetarit i bordit të gjyqtarëve të EULEX-it, anglezit, Malcom Simmons?

M. Simmons: Përmirësimi i sundimit të ligjit në një vend që ka dalë nga tmerret e luftës nuk ishte qëllim i EULEX-it as i Gjykatës Speciale

Gjykatësi britanik, Malcolm Simmons, ish-shef i Gjykatësve Ndërkombëtarë të BE-së prej vitit 2014-2017, me një analizë të publikuar në “The Washington Times”, ka thënë se EULEX-i dhe gjykatësit e Dhomave të Specializuara, që vijnë prej vendeve të ndryshme të BE-së, duhet të ndalen. Ai ka thënë se gjithçka në lidhje me EULEX-in dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë tregon se BE-ja nuk është një peshë e rëndë globale për administrimin e qeverisjes së mirë ndërkombëtare dhe, qartazi, nuk është një shembull që të tjerët do të dëshironin ta imitojnë. Simmons ka thënë se Shtetet e Bashkuara dikur ndihmuan miqtë e saj në Kosovë të shpëtonin dhe t’i çlironin ata nga spastruesit etnikë serbë. Ndërsa, tani kur liria e tyre kërcënohet përsëri, kësaj here nga evropianët – pastrues të demokracisë, është koha që Amerika t’i detyrojë evropianët që të ndalojnë, sepse liria e Kosovës është në rrezik.

 

Analiza e plotë e vështrimit të ish-shefit të Gjykatësve të EULEX-it e publikuar në “The Washington Times”

Shpëtimi i Kosovës prej demokracisë së Evropës përmes heqjes së Misionit të Sundimit të Ligjit

Realiteti i politikës së BE-së ndaj Kosovës, ku janë shpenzuar miliarda dollarë të taksapaguesve amerikanë, është i rrezikshëm. Imagjinoni që Shtetet e Bashkuara ndihmuan në krijimin e një vendi të ri demokratik në zemër të Evropës, duke i çliruar njerëzit e saj nga fqinjët gjenocidalë, vetëm që Bashkimi Evropian të marrë përsipër misionin “ndërtimi i vendit” dhe ta përdorë atë për të përmbysur udhëheqjen e tij të zgjedhur. Imagjinoni se gjyqtarët e financuar nga BE-ja u vendosën brenda sistemit të drejtësisë të këtij vendi për t’ua “prerë kokën” ligjvënësve të tij demokratikë, duke përfshirë edhe një njeri, të cilin presidenti Biden e përshkroi si “George Washington” i vendit.

Imagjinoni se vendosmëria e BE-së për të arritur këtë qëllim shkoi deri te manipulimi i dëshmitarëve për të dhënë “prova” të rreme dhe, madje, edhe deri te destabilizimi i një procesi paqësor ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja. Ky nuk është një roman i Tom Clancy, por realitet i rrezikshëm i politikës së BE-së ndaj Kosovës, ku për 12 vitet e fundit, miliarda dollarë të taksapaguesve amerikanë janë shpenzuar për ndihmë ushtarake dhe mbështetje të sigurisë, me “nënkontraktimin” e SHBA-së të zhvillimit demokratik të aleatëve të supozuar të saj evropianë.

Por, në vend që të përmirësojë qeverisjen, EULEX-i, “Misioni i Sundimit të Ligjit” – mision ky kronikisht jofunksional i BE-së, ka dëmtuar administrimin e drejtësisë dhe ka injoruar të drejtën e të pandehurve për një gjykim të drejtë. Sipas indeksit të Freedom House të Shteteve të Bashkuara mbi demokracinë, standardet e drejtësisë dhe të qeverisjes së mirë në Kosovë kanë rënë gjatë dekadës së fundit nën vëzhgimin e EULEX-it; bile këtë e ka konfirmuar edhe analiza e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare të Evropës.

Por, përmirësimi i sundimit të ligjit në një vend që ka dalë nga tmerret e luftës nuk ishte kurrë qëllim i EULEX-it dhe as qëllim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (KSC), gjykatë me emrin qesharak “gjykata kangur”, e themeluar në Hagë, ku u vendosën të dërguarit për gjykim nga EULEX-i. Qëllimi i saj ishte gjithmonë politik. BE-ja nuk kishte pasur kurrë për qëllim të saj “ndërtimin e kombit” dhe, në mënyrë që ta paraqiste veten si një superfuqi globale për të rivalizuar Shtetet e Bashkuara, Kosova ishte përgjigjja.

Dhe çfarë përgjigje ka qenë se. Duke ofruar “rezultate”, pavarësisht metodave, Evropa mund të demonstrojë statusin e saj të “fuqisë së madhe”. Suksesi i EULEX-it dhe i Dhomave të Specializuara do të përcaktoheshin nga numri i dënimeve. Në të vërtetë, BE-ja nuk kërkoi asgjë më pak.

Gjyqtarët nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së u mblodhën për të dhënë mandatin. Vendet komuniste të Evropës Lindore ishin të preferuarat, sepse, siç më tha një kryetar i dikurshëm i EULEX-it, ata e dinin se çfarë “pritej” prej tyre. Pa përjashtim, ata fitonin dukshëm më shumë sesa fitonin në shtëpi, ku ishin mësuar të punonin shumë më shumë e të fitonin shumë më pak. Ata të gjithë donin që ky proces të vazhdonte për aq kohë sa ishte e mundur dhe shumica ishin të përgatitur të bënin gjithçka që duhej për të siguruar që ata të ruanin pozicionin e tyre.

Por, fakti se gjyqtarët që vijnë nga vendet e varfra, për të dhënë rezultate nën presion të madh politik, ka edhe pasoja. Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se gjyqtarët e EULEX-it u kishin mohuar të pandehurve të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë. Një mision i BE-së i “sundimit të ligjit mohon të drejtën për një gjykim të drejtë?” A mund të bëhet edhe më e përdredhur se kaq? Mundet!

Kur unë dhe profesionistët e tjerë ligjorë të kualifikuar britanikë u bëmë sinjalizues kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve në EULEX, na akuzuan. Në incidente jorelevante, dy gjyqtarë britanikë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, u bënë subjekt i proceseve disiplinore të iniciuara dhe të kontrolluara nga të njëjtët njerëz që kishin akuzuar për sjellje të keqe.

Por, më e keqja nga të gjitha, verën e kaluar, derisa Kosova dhe Serbia fqinje ishin në prag të nënshkrimit të një marrëveshje paqeje në Uashington DC, BE-ja u tërhoq. Për të parandaluar ‘çmimin’ e tyre të madh – Presidentin e Kosovës, njeriun të cilin Joe Biden e krahasoi me Xhorxh Uashingtonin – duke iu aluduar me të drejtë për meritat e paqes, ata qëllimisht nxituan me akuzat për krime kundër njerëzimit kundër tij (madje duke thyer rregullat e gjykatës së tyre përmes këtij veprimi), duke e ndaluar atë të fluturojë në SHBA dhe gati duke prishur tërë marrëveshjen e paqes.

Të pandehurit e tjerë, tashmë të paraqitur përpara gjykatës, janë atje në mënyrë të paqartë për pranimin e dokumenteve të zbuluara nga gjykata e financuar nga BE-ja, ndërsa nuk zhvillohet asnjë hetim se kush i nxori dokumentet ose pse u nxorën ato.

Është e qartë se BE-ja nuk mund të shohë perversitetin e veprimeve të tyre, kur ‘turbullohet’ nga një logjikë e Niksonit: “Kur BE-ja e bën atë, kjo do të thotë se nuk është e paligjshme”. Ata besojnë se duhet të ushtrojnë të drejtën për të mësuar të tjerët sesi të sillen, me çdo mjet të nevojshëm, nëse do të konsiderohen një superfuqi.

Gjithçka në lidhje me EULEX-in dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë tregon se BE-ja nuk është një peshë e rëndë globale për administrimin e qeverisjes së mirë ndërkombëtare dhe, qartazi, nuk është një shembull që të tjerët do të dëshironin ta imitojnë.

Por, Amerika është. Shtetet e Bashkuara dikur ndihmuan miqtë e saj në Kosovë të shpëtonin dhe t’i çlironin ata nga spastruesit etnikë serbë. Tani liria e tyre kërcënohet përsëri, kësaj here nga evropianët – pastrues të demokracisë. Është koha që Amerika të detyrojë evropianët që të ndalojnë: liria e Kosovës tani është në rrezik.

Gjykatësi Malcolm Simmons shërbeu si gjyqtar ndërkombëtar nga 2004 në 2017, duke dëgjuar çështje të krimit të luftës dhe krimit të rëndë dhe të organizuar. Ai kryesoi në disa prej rasteve më të ndërlikuara të krimit të luftës dhe krimit të organizuar në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë gjatë periudhave të tyre të trazuara të pasluftës. Ai shërbeu si President i Gjykatësve Ndërkombëtarë të BE-së nga 2014 në 2017.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …