Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës njofton njofton se “Certifikata e të punësuarit”, mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjitha bizneset, punonjëseve të të cilave iu kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës, përmes Sistemit Elektronik (EDI) mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”. Shkarkimi i së cilës kërkohet të bëhet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë. Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Komuna Skenderaj më shoqatat e UÇK-së organizojnë homazhe 43-vjetorit të rënies së heronjëve Nebih e Tahir Meha

Më rastin 43-vjetorit të rënjës së heronjëve Nebih e Tahir Meha’ Komuna Skenderaj më shoqatat …