Brickos

UÇK

Më 18 prill të vitit 1999, në mbrojtje të pozicioneve të luftë së UÇK-së kanë rënë shumë dëshmorë e martirë

Më 18 prill të vitit 1999, në mbrojtje të pozicioneve të luftë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë qindra  dëshmorë e martirë. Në Marec dhe në Malësinë e Karadaket kanë rënë trimërisht dhe heroikisht 24 dëshmorë, 5 dëshmorë të tjerë kanë rënë në mbrojtje të pozicioneve të SHP të UÇK-së, në Gradinë të Rrafshnaltës së Berishës, tetë të tjerë kanë rënë në zonat e luftës në Dukagjin, disa të tjerë në frontin e Koshares dhe në shumë vende të tjera, ku luftimet mes UÇK-së dhe forcave ushtarake e policore serbe po zhvilloheshin fyt për fyt. Po atë ditë, janë plagosur edhe shumë luftëtarë të lirisë. Gjenerali serb Deliq kishte raportuar në Beograd se forcat e UÇK-së të përkrahura nga aeroplanët e NATO-s ishin pozicionuar fuqishëm dhe tashmë ishin të pathyeshëm. Më 17 dhe 18 prill forcat policore serbe, të zemëruara se nuk po i thyenin dot frontet e luftës së UÇK-së kanë kryer edhe disa masakra të çmeritura në fshatrat e Drenicës si në Paklek të Vjetër, Vasilevë, Korraticë e Epërme ku kanë vrarë dhe kanë masakruar 75 shqiptarë, në mesin e tyre edhe shumë gra e fëmijë. Me këtë rast kanë pësuar mizorisht familjet Muçolli dhe Elshani. Po më 18 prill të vitit 1999 në fshatin Dyz të Besianës janë masakruar 70 civilë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …