Blerta Deliu

Blerta Deliu-Kodra: Albin Kurti tani provon të ngjitet tutje mbi provokimin e marrëdhënieve vëllazërore me Shqipërinë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurtit, pasi thotë se po provokon marrëdhëniet ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë. Ajo përmes një postimi thotë se derisa Kurti mëton të sundojë duke përçarë, ekonomia e Kosovës mbetet më e dënuara në rajon si pasojë e keqmenaxhimit pandemisë. “Albin Kurti nuk di të lundrojë mbi ujërat e patrazuar ndërshqiptar! Ai manipuloi dhe cyti partitë shqiptare në Kosovë të ndërsyjnë dhe sulmojnë dhunshëm kolegët në Kuvend për t’u ngritur vetë mbi këtë valë dhune, ndërsa tani provon të ngjitet tutje mbi provokimin e marrëdhënieve ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë. Si duket, metoda antike e të sunduarit duke përçarë, ende nuk është e lexuar në kulturën tonë politike! Përderisa Kurti mëton të sundojë duke përçarë, ekonomia e Kosovës mbetet më e dënuara në rajon si pasojë e keqmenaxhimit pandemisë. Ndërsa, një projekt i rimëkëmbjes, nuk shihet as në horizont!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …