Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai tha se presin që menaxhimi i pandemisë të marrë drejtimin e duhur nga Qeveria e Kosovës. Ai shprehu bindjen e tij se qytetarët do të respektojnë masat anti-Covid edhe gjatë këtij muaji. Hoxhaj, në emër të PDK-së uroi edhe myftiun Naim Tërnava, duke i dëshiruar agjërim të lehtë atij dhe gjithë qytetarëve. Kurse myftiu Naim Tërnava shprehu mirënjohje ndaj Hoxhajt për vizitën e sotme, teksa bëri të ditur se kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit për një të ardhme sa më të mirë të vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
