leoni

Vuçiq

Vuçiq: Njëra palë nuk mund të marrë gjithçka, është e nevojshme që shqiptarët të bien dakord për një kompromis të caktuar

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur një bisedë me “Këshillin e Atlantikut” për gjendjen me pandeminë. Ai nuk ka mundur të anashkalojë edhe raportet me Kosovën si dhe dialogun mes dyja vendeve, duke konstatuar se palët duhet të përmbushin atë që u nënshkrua në Bruksel. Ju nuk dëgjoni ndonjë shantazh nga Beogradi. Ne nuk kërcënojmë me dëmshpërblimet e luftës dhe procese gjyqësore, por ne dëgjojmë se çdo ditë nga Prishtina dhe nuk ka asnjë reagim nga SHBA-ja dhe BE-ja. Kryetari serb vuri në dukje se “njëra palë nuk mund të marr gjithçka andaj  tha se është e “nevojshme që shqiptarët të bien dakord për një kompromis të caktuar”. Duke folur për “Mini-Shengenin”, Vuçiq thotë se i është mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen e kësaj ideje më shumë sesa vendeve evropiane dhe thekson se kjo është “një ide e shkëlqyeshme politike dhe e ardhmja e rajonit”.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …