leoni

SBASHK

SBASHK-u i drejtohet me një letër publike ministrit, Hekuran Murati lidhur me shtetat për punëtorët e arsimit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i është drejtuar me një letër publike ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Në letrën e SBAShK-ut është thënë se nuk janë realizuar shtesat për punonjësit e arsimit, për muajin mars. “I nderuari ministër Murati, ashtu siç iu kemi njoftuar edhe në shkresën e dërguar me 1 prill 2021 dhe 14 prill 2021, shtesat për punëtorët arsimor sipas vendimit të Qeverisë nr. 08/65 i datës 18.02.2021 – pika 8 e këtij vendimi, i cili obligon Ministrinë e Financave, Punës e Transfereve  për t’i ekzekutuar këto shtesa, por nuk janë realizuar për muajin mars e njëkohësisht kemi kërkuar që me pagat e muajit prill të ekzekutohen shtesat edhe për muajin mars, por nuk kemi marrë përgjigje e as përgjigje në dy kërkesat tona për takim me ju”, është thënë në letrën e SBAShK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria Kroate e Mbrojtjes dërgon Kontingjentin e 41-të, të trupave në KFOR-it në Kosovë

Ministria kroate e Mbrojtjes ka njoftuar dërgimin e kontingjentit të 41-të, të trupave të saj …