Arbërie Nagavci: Numri i asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta do të rritet deri në 400, nga sa është 100 tani

Arbërie Nagavci: Numri i asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore do të rritet deri në 400

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se numri i asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta do të rritet deri në 400, nga sa është 100 aktualisht. Kështu bëri me dije ajo gjatë një takimi me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar. Ajo tha se ky lajm i gëzoi ata, pasi ka një kohë të gjatë që po kërkojnë angazhimin e sa më shumë asistentëve. “Qasje e barabartë dhe krijimi i kushteve të domosdoshme për mësim, janë pjesë e synimeve të mija si ministre e Arsimit, por edhe planit tonë Qeverisës”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …