Ministrat e Jashtëm të G-7 i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun në mënyrë konstruktive

Ministrat e Jashtëm të G-7 i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë procesin e dialogut

Ministrat e Jashtëm të G-7 gjatë takimit të sotëm, i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndihmën e BE-së për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre. Në komunikatë thuhet se u është bërë thirrje vendeve në rajon të zgjerojnë hapësirën e brendshme politike dhe të përmirësojnë mjedisin për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura. “Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni. Ndryshime të tilla do të përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale”, thuhet tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …