Rrëfimi nënës Rukë për momentin e rënies në altarin e lirisë të djalit të saj, Luan Haradinaj

Rrëfimi i nënës Rukë për rënien në altarin e lirisë të djalit të saj, Luan Haradinaj

LIRIA ËSHTË PAGUAR SHTRENJTË ME GJAKUN E BIJVE DHE BIJAVE MË TË MIRA TË KOMBIT

6 Maj 1997. E hetova se diçka kishte ndodhë, por nuk po më tregonin, deshën të më jepnin një ineksion, por s’e kuptoja përse. Shkëlzeni më mbajti për dore, u ula në korridor e i thashë: Djali jem, pashë gjinin që t’a kam dhanë, kallzom çka na ka gjetë.. E kapi kryet me dorë e tha: Nanë n’a është vra Luani, po mos kajë, se na e kanë vra serbët. Kush nuk ma ka ndí zanin, sikur me m’pas thanë u martu. Të nesërmen kur jam çu në mëngjes, pashë që i prejshin lopët, eh aty kam kajtë. Thash me veti në vend që sot t’ia marrim nusen, ai qenka varrosur. Luani m’thojke: Nanë, çkado që bahet, ti lot mos derdh, se nuk duhet. Unë jam si bryma para diellit, sot jam, nesër s’jam. Lavdi dëshmorëve të kombit!

Rrëfimi nënës Rukë Haradinajt (Nëna e vëllezërve Haradinaj)

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen, Ziadin Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen, Ziadin Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Pas Krushevës, Fronti Europian ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Dollnenit ku para të …