Ylli Mece

Ylli Mece: Eeeee… Ç’them dhe unë, cili borgjez ka atdhe?!

Lidhur me debatet e ndezura madje dhe  rebelimin me të drejtë të qytetarëve, në mbarë opinionin publik shqiptar, për problemet e ndërhyrjes së shtetit në disa çështje që kanë të bëjnë me investimet e të huajve në Shqipëri nën të ashtuquajturën “zhvillimeve me karakter  strategjik” në gjithë vendin e sidomos pergjatë vijës bregdetare e hapsires detare në rajonin që mbulonte ish Baza ushtarako- detare e Vlorës e më gjere në shkallë republike më duhet të jap mendimin tim se : Edhe pse jetojmë në shtetin kapitalist , duhen patur parasysh disa kritere që janë parime të përgjithëshme në politiken ekonomike dhe atë të mbrojtjes, duke e lidhur fort atë me ruajtjen dhe paprekshmërinë e sovranitetit të vendit. 

Po a ka vepruar kështu kasta drejtuese këto 35 vjet nga I ashtuquajturi tranzicion ?! Duke filluar që nga Berisha, Meksi Nano…Bufi ,   Fino, Majko  e deri te aventurieri Rama ose “Koçi” I teta Ollgës, pra të  gjithë këta të përqëndruar në idenë e shembjes me themel të të gjithë arritjeve të socializmit , askush prej tyre nuk mendoi se e gjithë kjo gjëmë do të dobësonte në mënyrën me drastike dhe fatkeqe të gjithë sistemin e mbrojtjes në vendin tone. Kjo u realizua nën masken e ndryshimit të mardhenieve ekonomiko- shoqërore. Por ndryshimi i mardhenieve nuk kish pse të shoqërohej me shkaterrimin e gjithë veprave te realizuara nga ana e popullit tone, sepse ato shumë kollaj mund te viheshin ne funksionim dhe ne interes te popullit, pasvarsisht se atë tashmë mund t’a drejtonte nje drejtor ( pronar) me nje ekip tjeter drejtuesisht ( dhe keta pronarë). Kështu që drama e ekonomisë e shoqeruar me vjedhjen masive të popullates dhe hedhjen në treg të idesë “Shqipëria 1 Eu” shkaktoi një tragjedi të rëndë ekonomike e cila kjo u shoqerua jo vetëm me konfrontime të ashpra midis shtetit  dhe popullit të tij, por beri që dhe një pjesë e popullates si rezultat I rrënimit ekonomik per te siguruar mbijetesën, morën rrugën e mërgimit, rrugë kjo e cila ngelet ende  e hapur. Pse ? Sepse e gjithë kasta drejtuese pa dallim ngjyre te partive ju versulën Shqipërisë në kope të organizuara si hienat.

Te ne të gjitha zemërimet popullore kanë pat në thelb problemin e rrënimit ekonomik dhe nivelin e ulet te jetesës, së popullit. Shqipëria nuk prodhon asgje veç drogës dhe krimit, eeeee… sigurisht që prodhojmë dhe Qeveri dhe drejtuesa të cilët sapo marrin pushtetin “në emër te zhvillimit kombëtar” bëhen më kriminelë se sa kriminelët ordinerë. Aktualisht, në Shqipëri kemi dy lloj “ mafiesh” atë që shpesh i themi “Mafia shtetërore”,  por dhe “mafien ordinere” të cilat janë hera herës në kontrakditë me njera tjetrën e hera heres kur u harmonizohen interesat ,lidhin paktin e aleancës midis tyre. Shëmbuj ? Ka aq shumë saqë dhe qentë tani përtojnë që të menderosin mbi to!.  Berisha, sigurisht është nje vrases i pashpirt i popullit të tij, vetëm e vetëm që të sigurojë pushtetin oligarkik te vet dhe te familjes, por ai është njëkohësisht dhe vrasës i jetes ekonomiko – shoqërore i ndjekur teresisht nga shpura e pas viteve 90’-të. Ai pa as më të voglin ekuivok tashmë është futur në memorien e popullit si krimineli i pare i epokës, i cili e përgjaku kët popull. Po Rama  ?!.. Rama tash është bërë si struci që e ka fut kokën nën rërë dhe e gjithë qeveria e tij nga nxjerrë” bythën pëpjetë “.Pasuria që kanë vënë ai me oligarket e tij, me zv/ kryeministra e ministra deri te zvendesat e tyre, mendoj se jua u kalojnë gjithë parave të firmave piramidale.  Rama në gjithë kët llum ministrash, të jetë figure e pastër ?! Po ai ësht vërtetë i pastër,  por ama I pastër si çarçafët e ish bordellos “Zogu I zi”. Ata na vrasin, na vjedhin, na pijnë gjakun dhe ky eshte gjaku ynë i femijeve tanë që na e marrin nepermjet “ shiringave ekonomike” në vlerë dollari. Asnje ndryshim nuk ka Rama nga Berisha. Partia socialiste sikurse dhe ajo Demokratike me simotrat e tyre për fatin që u dihej, janë bërë që të dalësh e ti qash ma ulërimë aq sa t’i degjojë Evropa  me gjithe Ameriken.

Madje kjë është dhe një çorbë që ata vet e gatuan. Aktualisht Rama si çyryk apo gjysmak që është nga trutë e kokës, punët i bën gjysmake duke i filluar ato me premtime bombastike, sa për show dhe pa e vrarë aspak mëndjen, sikur të jetë pronar i gjithë Shqipërisë bën si ja thonë ato neurone e çakërdisura, kështu që në vazhdimësi të kumbarit të tij Berisha, ai kërkon që të jetë në qendër të vemendjes së investitoreve te huaj duke manifestuar me kët rast, një mendim foshnjarak , pa e kuptuar, që në radhë të pare, çdo investim kurrë dhe për asnjë moment nuk duhet të cënojë sigurinë tonë kombëtare.. Protesat e zhvilluara nuk janë spontane as te kurdisura( sigurisht që partitë opozitare ferkojnë duart dhe kërkojnë dhe t’i manipulojnë- (kjo dihet), sepse nuk ish populli ai që I premtoi Ivankes apo Kushnerit, Sazanin apo dhe Zvrenecin që është bërë pika me e nxehtë dhe nga ku Rama u fut gjithë ngazëllim dhe nuk po del dot, por është vet ai, Rama,  autori e aktori kryesor Pra shkurt Rama tash është bëri si dikur dhe Berisha, të cilët përherë kanë dale e dalin kunder interesave të vendit të cilat të çojnë në tradhëti të interesave kombetare. Pse them kete,? Mos vallë populli është kundër zhvillimit të ekonomisë shqiptare ? Jo populli nuk është kundër kësaj, sepse jemi nje vend i varfer dhe kerkojmë të zhvillohemi si të tjerët dhe ne, por vende e zona të tilla  të Shqipërisë që kanë karakter strategjik dhe ketu e kam fjalen për çdo rajon të vendit tone ,kurrë nuk duhen futur si ”investitorë” palët e huaja, madje duhet bere kujdes i madh sepse më vonë ata kërkojnë lirinë dhe po qe se nuk jua u dhuron, ta rrëmbejnë atë me tanke autoblinda anije e avionë… Po a i ka Shqipëria kapacitetet e veta me biznesmenë shqiptare  që ta lulëzojë ishullin apo dhe zona të tjera dhe ta venë në funksion e dobi të vendit tone?! Fundja le të zgjatin pak në kohë ,por ama do jetë vepër e jona e biznesist shqiptar. Nëse Sazanin do e marrë për resorse turistike familja Tramp sikurse e kanë deklaruar e kuptoni z. Ramë se ishulli “de fakto” i eshte falur Amerikes ?!.

Dhe nëse ngulet atje “mister amerikani” ec e çkule prej andej. Nëse shprehem keshtu per Sazanin e kam fjalen dhe per rajone te tjera, duke filluar që nga baza e Sarandës , Pashalimani.. Zverneci e deri ne derdhje të Bunës. Dhënia me konçension e tyre, kercënon sovranitetin e vendit në momente kërcënuese. Rama është në pushtet që pat fituar besimin e popullit, por këte besim, ai nuk duhet ta shperdorojë dhe qenia në krye të shtetit, atë nuk e bën padron të Shqipërisë, por shërbëtor të saj. Sazanin, ( apo dhe të tjera vende që u është vënë syri nga “pirateria”) përpara se të vendosin për kete lloj investimi te dyshimtë, duhet te mendohen mire. Kush mund ta lulezojë Sazanin  të huajt apo ne shqiptaret ?.. A dini z. Ramë pse e them kete? E them, sepse dhe në vende e rajone të tjera, ka raste që në plan të parë thjeshtë si figurantë paraqiten shqiptarët por të maskuar e në prapaskenë janë investitorë të huaj që një pjesë e tyre bëjnë pastrimine parave me mënyra mafioze madje persona me të dhëna që kanë qenë në ndjekje dhe nën hetim nga gjykatat e vendeve të tyre. Dhënia  me konçension duhet të jetë shumë shumë e kufizuar,sepse në fund të fundit çfarë bëri më shumë A. Zogu ?! Ai u dha shumë liri investimi  investiroreve të italisë fashiste mbas viteve 1930 te shekullit të kaluar. Ata morën Kuçoven… Selenicën… Durrësin ,Ministrine e luftes  etj duke instaluan aty mekanizmat e vet ekonomikë deri në atë shkallë saqë Shqipëria u bë gati- gati një gjysëm koloni italiane dhe kur u kujtua Zogu ishte tejet vonë… ishte aq vonë, saqë kasta shqiptare u pajtua me tradhetinë e venë tërësisht nën sherbim të Italisë , madje shkuan dhe me ceremoni duke i dhanë kuroren e Skenderbeut  me 14 prill 1939 mbretit fashist Viktor Emanueli.

Ja pse dhëniet dhe instalimet e ndermarjeve te huaja konçensionare kerceojnë lirinë dhe pavarsinë  e kujtedo populli. Kjo eshte provuar ne gjithe boten. Rama, si duket këtë gjë  e ka harruar, ose bën sikur e ka harruar dhe ai si nje mosmirënjohes i luftës së popullit të vet për çlirim, arrin deri ne atë pikë saqë në një takim, në Itali përpara jerarkeve me te lartë të imperializmit italian e mohon pushtimin. Ky “ kacidhjar” nuk e  konsideron pushtim atë që na beri ne Italia dhe me kete do të thotë ejani si të doni , qoftë me lule e me pëllumba, pse jo dhe tanke e autoblinda se ne jemi miq e do ju presim si miq sikurse e ka zakon shqiptari ( nenkupto Ramë  tradhetari dhe jo shqiptari). Pra kurrë nuk duhet harruar se në situata kërcenuese keta qe na hiqen si miq mund te na invadojnë fare lehte sepse ne nuk kemi as ushtri e them me bindje të plotë që ne tast agresioni ne jemi te pushtuar. Pa do më thoni se ne na mbron NATO : Nuk eshte e vertete sepse nuk eshte çudi që në kohë lufte dhe vet NATO te jete e përçarë.Po pse Greqia e Turqia nuk jane në NATO…dhe te dy palet kushedi sa herë janë konfliktuar ?!  Rama nuk duhet t’i përulet ne gjunjë Melonit…apo të qajë me ulërimë te muri i pshertimave në Jerusalem të Izraelit, por ti ulet ne gjunjë popullit të tij ..dhe lotin ta derdhë për atdheun e tij duke e hedhur shikimin larg ne siguirinë e lirisë dhe sovranitetit të vendit. E çthem dhe unë?! Cili borgjez ka atdhe ?!

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: NË MBËSHTETJE TË SHKRIMIT TË LUAN RAMËS – PËR ZVËRNECIN

Me të drejtë dyshon populli, dyshoj edhe unë! Zvërneci i shqiptarëve apo i ardhacakëve? Shtrohen …