Ministria e Mbrojtjes pritet që të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes pritet që të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë pritet ta ketë buxhetin e saj në vlerë mbi 100 milionë euro. Kjo u bë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social. “Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrotjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku- Subashi: Ceremonia e ngushëllimeve për të ndjerin Petrit Subashin mbahet më 26 prill në Hajdini Komerc në Drenas, nga 09.00-17.00

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëshortit, babait, vëllait dhe familjarit tonë, …