Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbledhet sot, ku pritet të caktohet data e seancës së radhës të legjislativit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të miratuar procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 12:00. Në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme. Po ashtu do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2020, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesja e “Liria ka Emër” pritet në Deçan nga Kryetari Bashkim Ramosaj, mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesja e “Liria ka Emër” pritet në Deçan nga Kryetari Bashkim Ramosaj, mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka qëndruar sot në Komunën e Deçanit, …