Coronavirus Kinë

Kina ka shfuqizuar masat që parandalonin rritjen e numrit të popullsisë

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur  se tani e tutje do të lejojnë bashkëshortët të kenë deri në tre fëmijë.  Ndryshimi i politikës u miratua gjatë një takimi të byrosë politike më 31 maj që u kryesua nga presidenti Xi Jinping, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua. Për katër dekada në Kinë çifteve u lejohej të kishin vetëm një fëmijë. Kjo ishte një nga rregullat më të rrepta të planifikimit familjar në të gjithë botën. Në vitin 2016, Qeveria lejoi çiftet të kishin dy fëmijë. Kjo masë u mor për shkak të shqetësimeve për plakjen e fuqisë punëtore dhe ngecjen ekonomike. Por, përkundër përpjekjeve të shtetit për të inkurajuar natalitetin, lindjet vjetore të Kinës kanë vazhduar të bien në një rekord të ulët prej 12 milionësh në vitin 2020, tha Byroja Kombëtare e Statistikave muajin e kaluar. Rezultatet e regjistrimit në 2020 të botuara muajin e kaluar zbuluan gjithashtu se popullsia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë që nga vitet 1960, duke arritur në 1 miliardë e 4oo milionë banorë duke u bërë vendi më i populluar në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …