U prit në një takim në FSK ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi

U prit në një takim në FSK ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi

U prit në  një takim në FSK ambasadorja  e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi

 

Në vazhdën e takimeve zyrtare me përfaqësuesit diplomatik në vend, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim, ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj.Shpresa Jusufi. Me këtë rast, Ambasadorja Jusufi e uroi ministrin Mehaj për detyrën duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit të deritashëm duke shprehur interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit si dy vende fqinj për çështjet me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Mbi 21 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna që tregojnë një rënie të ndjeshme …