Gramoz Ruçi thotë se rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e ndërsjellë

Gramoz Ruçi thotë se rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e ndërsjellë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka deklaruar se rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij nga Kosova, Ruçi tha se është premtuese për dialogun, fakti që ShBA dhe BE nuk kanë dallime në qëndrime. Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ruçi e vlerësoi pozitive edhe qëndrimin dinjitoz të ish drejtueseve të UÇK-së karshi Gjykatës Speciale. Derisa theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Krahas kësaj, Ruçi pasi takimit me Konjufcën tha se duhet bashkëpunim më i madh në politikën e jashtme për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. “Vlerësuam arritjen në fushën ekonomike, atë tregtare, turistike, arsimore dhe kulturore. Sigurisht që u ndalë më bashkëpunimin e më tejshëm të politikes së jashtme dhe diplomatike. Duke ndarë së bashku të njëjtin mendim për nisjen e diplomacisë për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Sigurisht në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, tha Ruçi.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Nëse fiton autoritarizmi, qytetarët do ta pësojnë

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se nëse në Kosovë fiton, siç e quajti ai, …