Julius Von Bone

Avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, Julius Von Bone, ka paralajmëruar t’ i realizojë tri vizita në Kosovë

Avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, Julius Von Bone, ka paralajmëruar  se në javët e ardhshme do t’i realizojë tri udhëtime për në Kosovë, për të mbledhur prova shfajësuese për klientin e tij, si dhe  dhe në mënyrë që të zhvillojë hetime për rastin. Ai planifikon që vizitën e parë në Kosovë ta bëjë të mërkurën, ndërsa dy të tjera në muajt korrik dhe gusht. Por Prokuroria konsideron se do të ishte më mirë që vizita të kryhej pas parashtrimit të argumenteve nga ta dhe trupi gjykues. Mbrojtja e të ashtuquajturave viktima të paraqitura në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka kërkuar që ta vizitojë lokacionin në fshatin Zllashë, pasi  Prokuroria Speciale thotë  se ka qenë kamp ndalimi në vitin 1999.  Julius Von Bone, avokat i Salih Mustafës, tha se atje nuk gjendet  asgjë që ndihmon në gjykim.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …