Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ministrat Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu janë hajna ordinerë dhe duhet të jenë në burg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është cituar të ketë deklaruar se ministrat e Qeverisë Kurti: Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu janë hajna ordinerë dhe duhet të jenë në burg. Këta tre më kanë marrë në pyetje për babanë e tenderëve, sikur e quanin ata,  Nexhat Krasniqin. Këta tre sot Nexhat Krasniqin e kanë bashkëpunëtorë. Tri herë rresht më kanë pyetur në interpelancë parlamentare për të, tha Haradinaj. Ai njeri sot është në ministri të Liburn Aliut, ndërsa në Ministrinë e Drejtësisë është, Albulena Haxhiu që nuk mund ta bëjë punën pa ju përzierë edhe burri  i saj, që është presedan shumë i keq”.  “E kemi edhe Xhelal Sveçlën që thotë se do ta luftojmë krimin. Cilin krim? Ai është bashkë me krimin, flenë me të. Edhe Albin Kurti i bie të jetë hajn, pasi i ka ministra këta e nuk merr ndonjë vendim, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …