KEK
Fillimi / Lajmet / Nesër në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ora e parë e mësimit do t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes
Nesër në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes

Nesër në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ora e parë e mësimit do t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të premten (11 qershor 2021), në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes. Për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim të hënën, më 14 qershor 2021. Po ashtu, MAShTI inkurajon shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, gjatë kësaj dite, të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijesuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse.

Kontrolloni gjithashtu

Sot do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Malin e Zi, për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit

Sot do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Malin e Zi, për njohjen e certifikatave të sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka njoftuar se sot do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me ...