Hani i Elezit për nderë të 11 Qershorit, Ditës së Çlirimit ka zhvilluar shumë aktivitete sportive dhe kulturore

Komuna e Hanit të Elezit, respektivisht Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për nder të 11 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Hanit të Elezit, në kuadër të “Javës Kulturore” ka zhvilluar shumë aktivitete sportive dhe kulturore. Në përfundim të Javës Kulturore më 11 Qershor do të zhvillohen këto aktivitetet:

Me 11.06.2021 ora 17.00 Vizitë Varrezave të Dëshmorëve në Pustenik dhe në ora 19.00 Manifestimi Qendrorë organizuar nga Komuna e Hanit të Elezit ku me program festiv do të paraqiten anëtarët e Shoqërisë Kulturore Artistike “SHARRI” nga Hani i Elezit.

Ju ftojmë që me pjesëmarrjen e juaj ti shtojmë madhështinë e kësaj feste.

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdit Berisha” për katër projekte hyjnë në garë mes 40 shkollave në nivel të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në një takim Mirushe Krasniqi – Buzhala, …