Ekipi “Rinia” fituese e turnirit në futboll të vogël

Me ndeshjen finale ndërmjet ekipeve 11Qershori-Rinia që u zhvillua në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe sportive për nderë të ”11 Qershorit Ditës së Çlirimit ” të Hanit të Elezit, përfundoi turniri tradicional në futboll të vogël. Ndeshja e cila u zhvillua nga ora 19.00 në fushën e hapur të sporteve dhe para shumë dashamirëve të sportit, në finale më të mirë ishin lojtarët e ekipit “Rinia” të cilët fituan me rezultat 5:4.

Për ekipet finaliste të këtij turniri u ndanë kupa dhe mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Drejtori i DAK-së Menduh Vlashi.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …