leoni

Jack Smith: Rrethanë rënduese për Kadri Veselin është motoja: Liria ka emrin UÇK, krimi ka emrin Serbi”

Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, në një dokument të dërguar në adresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Hagës, ka listuar argumentet e tij, se pse Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim dhe pse duhet refuzuar kërkesa e për mbrojtje në liri. Smith në argumentimet e tij ka përmendur edhe deklaratën e ushtruesit të detyrës së kreut të Veteranëve të UÇK’së, Faton Klinaku, se do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se i bien në dorë. Kjo deklaratë kryetarit të veteranëve të UÇK-së  bashkë me fushatën “Liria ka emër, UÇK” janë dy prej argumenteve të shumta që Smith i konsideron se e rrisin rrezikun, në rast të lirimit të Kadri Veselit nga paraburgimi.

Pavarësisht të gjitha këtyre, prokurori Smith  ka pranuar se kundër Kadri Veselit nuk ka akuza që e lidhin atë drejtpërdrejt me krime.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …