Albin Kurti

Kurti, “sa për sy e faqe” i dërgon telegram familjes Veseli, ndërsa kryetarja Vjosa Osmani, nuk skuqet fare

Derisa kryeministri, Albin Kurti, “sa për sy e faqe” i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes, Veseli me rastin e vdekjes së Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit, kryetarja e vendit i ka dërguar telegram  ngushëllimi  familjes së kryetarit të vrarë të Haitit, Jovenel Moise, por nuk e ka parë të arsyeshme ta dërgojë një telegram,  as sa për sy e faqe,  drejtuar  familjes së  ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, për vdekjen e babait të tij,  Fazli Veseli. “Jam i pikëlluar kur dëgjova për vrasjen e Presidentit Moïse dhe u trondita kur dëgjova për sulmin e neveritshëm. Unë pata rastin ta takoja personalisht para një muaji. Mendimet e mia në këtë kohë janë me familjen e tij dhe njerëzit e Haitit, ka shkruar zonja Vjosa Osmani. Ndërkohë u bë e ditur se  telegram ngushëllimi familjes së ish shefit të tij, në SHIK, z. Kadri Veseli  i ka dërguar edhe kryekuvendari, Konjufca, në fillim të seancës së sotme të  Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë refuzon pjesën më të madhe të provave që nuk lidhen drejtpërdrejt me akuzat ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Në vendimet e fundit të Gjykatës Speciale, pjesa më e madhe e provave të paraqitura …