Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi takon kryetarët e Degëve për t’u organizuar për zgjedhjet lokale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi takon kryetarët e Degëve për t’u organizuar për zgjedhjet lokale

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me kryetarët e degëve të kësaj partie, për t’u organizuar për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë. Krasniqi ka publikuar disa fotografi nga ky takim dhe thotë se do t’u ofrojnë secilës komunë qeverisjen që e meriton. “Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plotë energji”, ka shkruar Krasniqi. Kujtojmë se rreth një javë më parë, Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i ri PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Harry Bajraktari: Nëntë shtete i dhanë Kosovës njohje de facto në Bordin e Paqes, Trumpi të ndërmjetësojë për zyrtarizim

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka deklaruar se Kosovës i kanë ardhur nëntë njohje …