KFOR-i vendos barikada në afërsi të Manastirit të Deçanit, veprim ky që ka nxitur reagimin e qytetarëve

KFOR-i vendos barikada në afërsi të Manastirit të Deçanit, veprim ky që ka nxitur reagimin e qytetarëve

Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet komunale por edhe për vetë qytetarët e Deçanit, e kjo shkak i kontekstit që është me Manastirin që gjendet në këtë komunë. Ditëve të fundit forcat e KFOR-it, në afërsi të Manastirit kanë bërë përforcimin e barrikadave. Një veprim i tillë ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët  kanë thënë se këto barrikada reflektojnë pasiguri, presion politik dhe pengesa për zhvillimin e jetës normale në këto hapësira.Lidhur me vendosjen e këtyre barrikadave, KFOR-i ka thënë se kjo është bërë për qëllim të mbrojtjes së Manastirit. KFOR-i më tej ka theksuar se punimet në këtë zonë do të rinisin pas zgjidhjes së problemeve teknike.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …