Serbia i ka shkaktuar Kosovës gjatë luftës dëme shumë miliardëshe

Ekspertët kanë konstatuar se gjatë luftës sonë çlirimtare, Serbia i ka shkaktuar Kosovës dëme shumë miliardëshe. Ata kanë tërhequr vërejtjen se është shqetësuese që deri më tani ka pasur mungesë institucionale në adresimin e padive ndaj Serbisë për këto dëme të jashtëzakonshme. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu ka deklaruar se krimet e kryera në Kosovës janë më të rëndat në Evropë. Krimet që janë kryer në Kosovë gjatë luftës nga forcat policore ushtarake serbe janë krimet më të rënda që janë kryer në Evropë. Ajo çfarë  është më e dhimbshme janë krimet e kryera ndaj njerëzve, ku janë rreth 13 mijë popullatë civile që janë vrarë nga forcat serbe, dhe qysh nga foshnjat gjashtë muajshe e deri tek të moshuarit. Krimet janë edhe të aspekteve tjera si morale, etike dhe sidomos dhunimet si mjet i luftës ndaj grave shqiptare. Edhe dëmet materiale që kanë kryer, ku llogariten përafërsisht se janë djegë dhe shkatërruar rreth 100 mijë shtëpi dhe objekte private të shqiptarëve të Kosovës dhe mbi 100 xhami të fesë islame. Ka disa aspekte të kompensimit të këtyre dëmeve, por njerëzit e vrarë nuk mund të kompensohen, por një lloj kompensimi është ulja e kokës së palës serbe dhe kërkim falja por ata jo vetëm që nuk kërkojnë falje por mundohen që t’i fajësojnë shqiptarët!

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me …