RKL: Dhjetë vjet pavarësi në rrugëtimin një hap para dy hapa prapa

RKL: Vetëm trimat e pas luftës ishin dhe mbeten, “trima” të vërtetë

Trimat e pas luftës tani iu kanë qepur pushtetit, institucioneve dhe krejt trimërinë e tyre po e shpërfaqin duke kritikuar krerët e luftës që ndodhen në Hagë, madje edhe duke i poshtëruar me fjalët  se “ata janë jo krenaria por  turpi i Kosovës”, sikur thotë Behlul Beqaj, sikur thotë, Veton Surroi, sikur thonë shumë nga ministrat e deputetët e zyrtarët e sotëm të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.

Ndërrojnë kohët, ndërrojnë edhe zakonet.

Trimat, u bënë qyqarë e mjeranë,  mjeranët e qyqarët e kohës së luftës, u bënë trima e trimëresha, pas luftës,

Andaj, rrofshin trimat e pas luftës, trimat që e bënë Republikën e Tretë, të tretën të vërtetën!?

Mendje-çjerrët, shqip folës e shqip-shkronjës, as kanë hequr as heqin në kandar, sado të çirren nëpër debate, sado të tregohen trima, edhe pse gjatë luftës kishin ikur nga Kosova dhe disa syresh “ishin fshehur nën fustanet e gjatë të nuseve të tyre”, për të mos u vënë re nga ushtarët dhe milicët e Milosheviqit…

Me trima të tillë jemi mësuar tashmë…

Disave prej trimoshëve të sotëm  me nam,  serbët u kishin dhunuar gratë ndër sy, gjatë “kalvarit” për të ikur nga Kosova dhe për të u vendosur në Shqipëri, Maqedoni e prej  andej kudo nëpër botën e lirë e demokratike, e cila i priti duar e zemër hapur.

Të poshtëruar para syve të tyre  deri në pakufi, të zhburrëruar nëse kanë pasur pak  burrëri, për poshtërimin e dhunimin që u kanë bërë serbët, disave prej tyre gjatë ikjes nga Kosova, për të gjitha zezonat që kishin përjetuar familjet e pafat të  tyre, ata nuk e kanë fajësuar as e fajësojnë Serbinë e Millosheviqit, por fajësojnë luftëtarët e lirisë, të cilët sipas tyre, ishin bërë shkaku i luftës dhe i vuajtjeve të të gjithëve, madje edhe i serbëve, “që ishin munduar aq shumë të na vrasin e të na degdisin nëpër botë”.

Duke qenë të panjerëzishëm, burracakë, hipokritë e perversë, përnjëherë pas çlirimit të Kosovës, kur  filluan të kthehen në shtëpitë e tyre,  ishin trimëruar deri në çartje, thjesht ishin bërë trima të çartur dhe iu kishin vërsulur pronave të serbëve të ikur, veshur me uniformat që i kishin blerë në Shkup, në Kukës, e gjithandej gjatë kthimit në Kosovën e çliruar nga UÇK-ja dhe NATO-ja.

 Madje disa syresh nuk flisnin fare se si serbët ua kishin dhunuar para syve, gratë, bijat  e nuset, por për dhunimet e tilla ata akuzonin luftëtarët e UÇK-së,  që kishin ikur nëpër male dhe serbëve ua kishin lënë gratë nëpër shtëpitë e tyre, ku edhe ishin dhunuar. ( Për hir të familjeve të tyre të poshtëruara, tash për tash nuk do të flasim me emra).

 

Në këtë mënyrë, turpin që kanë përjetuar rrugës duke ikur nga Kosova, kur serbët u kishin dhunuar gratë, nuset e bijat në prani të tyre, mundohen t’ ua lënë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët kishin rënë në mbrojtje  të popullatës,  duke derdhur gjakun e tyre të pastër çlirimtar. Asnjë grua e asnjë luftëtari të lirisë gjatë luftës nuk është dhunuar nga serbët, sepse janë  qindra vende në Kosovë, ku gjatë luftës nuk kishte shkelur asnjë këmbë e gjallë serbi.  Fakti që serbët kanë vrarë gra e fëmijë nga distanca apo duke luftuar fyt për fyt, është një histori tjetër e një të vërtete të pakontestueshme.

Disa prej trimave të çartur të pas luftës  u ka ikur moti “fiqiri”

Disa syresh, madje analistë të përkushtuar të Bota sot Koha Ditore, Insajder Kosova etj krejt mllefin, zemërimin dhe ndotësinë e tyre në gjenet e përziera, e derdhin kundër luftëtarëve të lirisë, sidomos kundër kreut të luftës, të arrestuar nga Gjykata Speciale.

Ata nuk kanë guxim ta pranojnë të vërtetën e dhunimeve që iu kishin bërë serbët, por të stresuar për jetë, të vrarë në ndërgjegjen e tyre, në mjerimin e burracakërinë e tyre, ata qesin shqelma kundër UÇK-së, duke e fajësuar se ajo e kishte filluar luftën, që nuk mund ta fitonte, se po të ishte për luftë, po t’ i kishte ftuar kryetari, Ibrahim Rugova, ata  të parët do të kishin ngjeshur armët. Mirëpo  Rugova, në vend se të pajtohej me luftën e qëndresën, shkoi në Beograd te Milosheviqi dhe madje kërkoi edhe ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. Pas këtij akti durimtar të Rugovës, xhemati i tij  për ta shpëtuar veten dhe familjen, ndoqi rrugën e prijësit,  shumica syresh duke ikur nga frika, ndërsa një pjesë prej tyre, për të shpëtuar nga rreziku i mundshëm dhe i paralajmëruar.

Disa, prej atyre që e mendonin veten se Kosovës i duheshin të gjallë pas luftës, për shkak të vlerave, dijes dhe mendimeve superiore që kishin dhe kanë për veten  e tyre,  ikën jo sepse nuk kishte vend për ta në radhët e UÇK-së, por nga frika se po të vriteshin, vaj halli për Kosovën e pas luftës. Kishte edhe ndonjë rast kur ndonjë “intelektual” ishte goditur me një cifël granate dhe ia kishte mbathur për  në Tiranë ku edhe e “kishte kryer luftën” për çlirimin e Kosovës.

Madje disa syresh, nuk i morën as  familjet me vete. Ata i lanë te kumbarët e pobratimët e tyre, të ata që kishin bashkëpunuar dhe bashkëpunonin me Serbinë. Në ato mese ata i kishin siguruar të vetët dhe kishin marrë rrugën tërë mundim për të shkuar, fillimisht në Maqedoni e pastaj në Tiranë ku i priste detyra dhe ku pak më vonë i kishin ndarë postet, ende pa u çliruar Kosova. Për të qenë të sigurt gjatë rrugëtimit deri në kufi kishin qenë të shoqëruar nga luftëtarët e UÇK-së.

Prej një burimi të besueshëm dhe tejet të sigurt dihet se gjatë një mbrëmjeje në Tiranë,  në maj të vitit 1999, kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Hashim Thaçi,  i zemëruar i kishte qortuar se çka bënin gjithë ata njerëz në Tiranë, pse rrinin atje dhe nuk hynin në luftë. Po duke qenë se edhe vetë ishte me detyrë, në Tiranë, nuk ia kishte varur askush, edhe pse duhet pranuar  të vërtetën se Hashim Thaçi gjatë luftës me dhjetëra herë ka kaluar kufirin, duke qenë gjithnjë i rrezikuar, por jo vetëm ai, por edhe kuadro të tjerë të lartë të luftës, që ndërkohë  nga SHP i UÇK-së caktoheshin në poste e detyra të ndryshme, ashtu si e kërkonte nevoja dhe rrethanat e luftës.

Trimat e pas luftës tani iu kanë qepur pushtetit, institucioneve dhe krejt trimërinë e tyre po e shpërfaqin duke kritikuar krerët e luftës që ndodhen në Hagë, madje edhe duke i poshtëruar me fjalët  se “ata janë jo krenaria por  turpi i Kosovës”, sikur thotë Behlul Beqaj, sikur thotë, Veton Surroi, sikur thonë shumë nga ministrat e deputetët e zyrtarët e  sotëm të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.

Ndërrojnë kohët, ndërrojnë edhe zakonet.

Trimat, u bënë qyqarë e mjeranë,  mjeranët e qyqarët e kohës së luftës, u bënë trima e trimëresha.

Andaj rrofshin trimat e pas luftës, trimat që e bënë Republikën e Tretë, të tretën të vërtetën!

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Sefaj

Ilir Sefaj: Kolektivisht të përhumbur!

“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të presin në radhë për t’u turpëruar”, …