Faton Klinaku

Faton Klinkau i ka drejtuar kritika ministres, Donika Gërvalla-Shvarc

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka drejtuar kritika në adresë së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Shvarc për qëndrimin e saj për çështjen e mos liberalizimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian për qytetarët e Kosovës. Faton Klinaku ka shkruar se “Të fajësosh Kosovën për mospërmbushje të kushteve duke ia lënë fajin asaj, e të mos e fajësosh BE-në ku edhe zyrtarët e saj kanë thënë se janë përmbushur kriteret por ka ‘divergjenca’ në BE, përveç se është amatorizëm politik, është edhe e dëmshme për Kosovën dhe nuk e di se edhe sa kohë kryeministri Kurti do ta durojë një ministre të tillë të jashtme!?”.

Kontrolloni gjithashtu

Ylber Hysa: Retorika e Kurtit për SHBA-në, është joserioze dhe e rrezikshme

Ish-diplomati Ylber Hysa ka vlerësuar se deklarimet e fundit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin …