Masakra e Srebrenicës

Avaz: Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë dhe lavdërojnë kriminelët e luftës

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka marrë pjesë përmes një mesazhi me video në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Ai tha se në Bashkimin Evropian s’ka vend për ata që mohojnë gjenocidin dhe lavdërojnë kriminelët e luftës, derisa theksoi se gjenocid nuk pati vetëm në Srebrenicë, raporton gazeta boshnjake, Avaz. Varhelyi rikujtoi se terrori i vitit 1995 në Bosnjë u njoh nga dy gjykata ndërkombëtare si gjenocid, ndërsa theksoi se janë të papranueshme përpjekjet për ta rishkruar historinë.

“Ngjarjet në Srebrenicë u njohën si akt gjenocidi para dy gjykatave ndërkombëtare. Këto fakte të vërtetuara duhet të pranohen. Nuk ka vend në Bashkimin tonë për ta mohuar gjenocidin dhe për t’i lavdëruar kriminelët e luftës. Përpjekjet për ta rishkruar historinë janë të papranueshme. Liderët politikë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë shembull për ta kundërshtuar rrënjën e urrejtjes, duke kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës. Fjalët dhe veprimet e tyre duhet të mbajnë një vizion të përbashkët për qytetarët e tyre, zgjedhja e së vërtetës dhe drejtësisë në vend të frikës e urrejtjes është thelbësore veçanërisht për brezat e rinj”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …