Gresa Caka Nimani

Gresa Caka -Nimani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka -Nimani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Philip S. Kosnett, të cilin e ka njoftuar me punën e deritanishme të gjykatës, si dhe me prioritetet e saj gjatë mandatit tre vjeçar në krye të këtij institucioni. Në njoftimin për medie të gjykatës është thënë se Kosnett është zotuar për vazhdimin e mbështetjes për Gjykatën Kushtetuese. Pasi  i uroi suksese znj. Caka – Nimani në detyrën e Kryetares së Gjykatës, ambasadori Kosnett u zotua për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Kushtetuese dhe për institucionet e tjera në vend, me qëllim të forcimit të gjyqësisë së pavarur dhe sundimit të së drejtës në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Kushtetueses.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …