Kryetari amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë sot kancelaren gjermane, Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë. Pas disa muajsh Merkel nuk do të jetë më në krye të Gjermanisë. Takimi i saj, po mbahet dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, të cilat do të ndryshojnë udhëheqjen në Gjermani, për herë të parë nga viti 2005. Takimi në Uashington pritet të vë në pah vazhdimësinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Amerikës, si dhe konfirmohet ndryshimi i qasjes nën administratën e presidentit Bajden, i cili është zotuar se të krijojë unitet me aleatët tradicionalë të SHBA-së, për dallim nga diplomacia e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale
Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …