Fadil NUra

Fadil Nura: Qeveria filloi me heqjen e shtesave të pensionistëve e mjekëve tani vendosi 5 euro plaçkë për veturat

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për Tiketën Ngjitëse, lidhur me regjistrimin e automjeteve. “Ishim dëshmitarë të heqjes së shtesave të pensionistëve, mjekëve e infermierëve, sot kulmoi me vendimin skandaloz të Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës për vendosjen e 5 eurove në regjistrimin e automjeteve. Kjo është një taksë që pasqyron marrëzinë e kësaj Qeverie, e cila në margjinat e një gjendje emergjente të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi,  nga vilat  luksoze  në ujdhesat greke në koordinime ato të lagjes Marigona nxjerrin vendime të tilla të turpshme për plaçkitjen e qytetarëve, ku për implementim e tyre kujdeset Hysen Durmishi me “dostat” e tij, tha deputeti,  Fadil  Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …