Deputeti, Gani Krasniqi, ka kërkuar llogari nga ministri, Liburn Aliu lidhur me ndërtimet në veriun e Kosovës nga Serbia

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi,  ka kërkuar llogari nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu,  duke saktësuar se shteti nuk është duke vepruar në lidhje me pronat që po ndërtohen nga shteti serb,  në pjesën veriore të Kosovës. Gani Krasniqi i është drejtuar deputetit  Liburn  Aliu duke thënë se ku është veprimi i shtetit. “Çështja është se e njëjta gjë në pjesën veriore të Mitrovicës është duke ndodhur kolonializmi i asaj pjese para syve tonë dhe botës. Janë mbi 100 banesa kolektive më e vogla është për 12 banesa. Banesat janë duke u ndërtuar edhe në pronat private të ndërtuara nga shteti serb, duhet të pyesim  ku është veprimi i shtetit”, ka deklaruar, Gani Krasniqi Ndërsa ministri Aliu i ka kthyer përgjigje deputetit duke thënë se janë duke e analizuar, dhe do të njoftohen për veprimet e mëvonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …