Instituti Shëndetësorë Publik i Kosovës ka bërë sërish thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen

Qytetarët që kishintë caktuar termin për t’u vaksinuar kundër virusit korona sot, mund të vaksinohen nesër

Shumë prej qytetarëve të cilët kishin lënë termin për t’u vaksinuar ditën e sotme, nuk do të mund ta bëjnë këtë. Kjo për shkak se Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për arsye të festës së Kurban Bajramit, qytetarët të cilët kanë pasur termin për sot do të mund të vaksinohen nesër, ditë e mërkurë. “Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër Covid-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit. Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit  ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kërkuam të drejtën për votim, por VV po insiston në procedura jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e ftuar …