Ushtria izraelite e shkatërron një varrezë të lashtë në Palestinë, për të hapur rrugën drejt kolonive të pushtuara

Ushtria izraelite e shkatërron një varrezë të lashtë në Palestinë, për të hapur rrugën drejt kolonive të pushtuara

Bulldozerët e ushtrisë izraelite kanë rrafshuar varrezën e lashtë më të madhe të epokës Canaanite në Palestinë, e konsideruar si një perlë arkeologjike, ndërtimi i së cilës datonte rreth 4,200 vjet më parë. Qendra Palestineze e Informacionit njoftonte në fundjavë se me qëllim ndërtimin e një rruge “by-pass” drejt kolonive izraelite në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor, nën mbikqyrjen e afërt të ushtrisë, mjetet e rënda shkatërruan impjantin arkeologjik pranë qytezës së Khader, në jug të Betlehem. Hassan Brijieh, drejtor i komisionit palestinez të Murit dhe rezistencës ndaj Kolonive, tha se shkatërrimi i varrezës së lashtë është një sulm i qëllimshëm ndaj antikiteteve palestineze në zonë dhe duhet të konsiderohet si një krim lufte ndaj palestinezëve dhe historisë së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …