Arbërie Nagavci: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës

Arbërie Nagavci: Shtatori duhet t’i gjejë punëtorët e arsimit të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se viti shkollor 2021/22 po planifikohet të fillojë me pjesëmarrje të plotë fizike, derisa shtoi se stafi arsimor duhet të jenë të vaksinuar. Nagavci përmes një shkrimi, ka thënë se deri në muajin shtator të gjithë punëtorët arsimorë të jenë të vaksinuar me dy vaksinat kundër COVID-19. “Ne jemi duke planifikuar që vitin shkollor 2021-2022 ta fillojmë me pjesëmarrje të plotë fizike, andaj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar. Dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumë dimensionale prandaj, na duhet mobilizim i të gjithëve që të arrijmë përmirësim të gjendjes dhe rezultatet e synuara. Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19”, shkroi Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …