Trevjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës e përkujton me një varg aktivitetesh

Trevjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës e përkujton me një varg aktivitetesh

Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mban aktivitete përuruese dhe përkujtimore për Viganin e kombit, i cili më 26 korrik të vitit 2018, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Ditën e hënë, me 26 korrik 2021, në orën 10.00, në ambientet e Shoqatës, do të përurohet libri, “Burgjet e mia, fati im i madh”, parathënia e librit me të njëjtin titull, e përkthyer në 34 gjuhë të botës.  Në orën 11.oo, do të mbahen homazhe te Varri i Adem Demaçit, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Velani të Prishtinës.

Në orën 12.00, bëhet vizita në Sheshin “Adem Demaçi”, në kryeqytet,  ku në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, ishte vënë gurë-themeli për ngritjen e shtatores së Tij, nga ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …