Memli Krasniqi e takon shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes

Memli Krasniqi e takon shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona. “E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme, duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit”. “PDK-ja si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu: Shumica e partive politike kanë kërkuar rinumërim të votave përveç Vetëvendosjes

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se është ironike sesi partia më …