Bekim Jashari i nderon dëshmorët e kombit Afrim Gashi, Mustafë Geci e Zenel Mziu në 23 vjetorin e rënies heroike të tyre

Bekim Jashari i nderon dëshmorët Afrim Gashi, Mustafë Geci e Zenel Mziu në 23 vjetorin e rënies se tyre

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i ka nderuar sot dëshmorët e kombit Afrim Gashi, Mustafë Geci e Zenel Mziu në 23 vjetorin e rënies heroike të tyre në altarin e lirisë. Ai ka thënë së se e kemi obligim moral e institucional jetësimin e amanetit të dëshmorëve. “23 vite nga rënia heroike e dëshmorëve të Lirisë, Afrim Gashi, Mustafë Geci e Zenel Mziu, të cilët ranë në shërbim të vendit për të mos vdekur kurrë. Sot, bashkë më Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, drejtorë, asamblistë e familjarë të dëshmorëve, vendosem lule e bëmë homazhe tek varri i secilit prej tyre në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. Me këtë rast para të pranishmëve deklarova që kemi obligim moral e institucional, duke qenë të bashkuar të punojmë në jetësimin e amanetit të të rënëve tonë, për të pasur mirëqenie për të gjithë. Sot po ashtu kujtojmë e nderojmë luftën e luftëtarit të Lirisë, Sami Geci, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë tash e 23 vite.  Lavdi dëshmorëve Afrim Gashi, Mustafë Geci, Zenel Mziu dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …